Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 13: Tërbuni - Besëlidhja 0:1

Lezhjanët rikthehen tek fitorja në trasfertë. 
Besëlidhja ka fituar me rezultatin minimal 1:0 kundër Tërbunit të Pukës në ndeshjen e prapambetur të javës së 13 të kategorisë së parë. Goli i fitores mban firmën e të përhershmit Ermal Gega i cili dërgoi Besëlidhjen në avantazh në minutën e 80' të takimit. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo, duke parë edhe rezultati e takimit tjetër të prapambetur. Në Bilisht, Apolonia që është edhe një nga rivalet kryesore të skuadrës sonë, arriti të fitoj me të njëjtin rezultat kundër Bilisht Sportit duke ruajtur avantazhin prej një pike në rënditje. Me këtë fitore fitore Besëlidhja ngjitet  në kuotën e 40 pikëve në rënditje, në vendin e pestë, 1 pikë nga Apolonia e vendit të katërt po r ja vlen të theksohet që i afrohemi vendit të tretë ku ndodhe Tomorri me 44 pikë. Një kampionat me të vërtetë emocionues ky i sivjetshmi, ku do të luftohet deri në ndeshjen e fundit për një vend në Superligë.


  Kronija e ndeshjes - Tërbuni - Besëlidhja 0:1
    
 14:10 - Akoma nuk ka nisur takimi Tërbuni - Besëlidhja.
  Formacioni: (4:4:2) Xhika, Lika, Shala, Noka, Prela, Stojkoviç, Camaj, Uka, Gega, Berkoviç, Maho.
   
 1' - Nisi takimi, Beselidhja menjehere ne sulm.

 5' - Terbuni - Beselidhja 0:0
   
 15' - Gjithnje barazim ne Puke, akoma nuk ka pasur ndonje rast te rrezikshem per te dyja skuadrat.
 Ne Bilisht: Bilisht Sport - Apolonia 0:0

 25' -  Ekipi i Terbunit ka nje rast mjaft te mire per te kaluar ne avantazh me ane te Goges

 30' - Terbuni - Beselidhja 0:0 , Bilisht Sport - Apolonia 0:0

 35' - Ndeshje me pak emocione ne Puke per shkak edhe te kushteve mjaft te veshtira te terrenit.
  Perfundon pjesa e pare ne Bilisht. Bilisht Sport - Apolonia 0:0    

 40' - Ende rrjeta te paprekura ne Puke. Terbuni - Beselidhja 0:0

 41' - Gega prane golit per Beselidhjen.

 43' - E gjithe Beselidhja e hedhur ne sulm, kur mungojne edhe 2 minuta loje nga koha e rregullt, per te perfunduar kjo pjese e pare.

 45' - 1 minute shtese e akorduar nga gjyqtari i katert i takimit. 
     
 45-1' - Goditje denimit per ekipin e Terbunit. Asnje rrezik per portierin Xhika.
 Mbyllet ketu pjesa e pare e takimit ne barazim pa gola. Terbuni - Beselidhja 0:0
 
 Perfundon ketu nje pjese e pare me shume pak emocione, me lezhjanet te cilet paten rastin me te rrezikshem  per shenim ne minuten e 40' me ane te Geges, i cili nuk arriti ta dergonte topin ne rrjete.

 46' - Filloi pjesa e dyte e takimit.

 53' - Terbuni - Beselidhja 0:0, ndersa ne Bilisht ku luhet minuta e 60' Apolonia ka kaluar ne avantazh.
  
 63' - Nuk po zhbllokohet rezultati ne Puke. Beselidhja duhet patjeter te shenoje pasi fieraket kane kaluar ne avantazh ne Bilisht dhe per momenti ndodhen 3 pike me lart ne renditje.

 70' - Terbuni - Beselidhja 0:0. Ne Bilisht vendasit te gjithe ne sulm por Apolonia ruan avantazhin.
      
 75' - Gjitnje rezultati i barabarte ne Puke, me lezhjanet qe nuk arrijne te krijojne raste te rrezikshme.
 Ne Bilisht mungojne edhe 5 minuta loje dhe Apolonia ndodhet ne avantazh.

 80'- GOOOOOL Beselidhja ne avantazh me ane te perhershmit Ermal Gega

 85' - Lezhjanet tani jane ne mbrojtje te avantazhi kur mungojne edhe 5 minuta nga perfundimit te kohes se rregullt. Nderkohe qe Apolonia fiton ne Bilisht me rezultatin 0:1.

 90' - Perfundon takimi terbuni - Beselidhja 0:1.
Nje fitore mjaft e rendesishme per lezhjanet ne trasferte duke qene se edhe rivali i saj kryesor, Apoloni fitoi ne Bilisht me te njejtin rezultat. Mire u degjofshim ne takimin e ardhshem Beselidhja - Lushnja te shtunen ne stadiumin "Brian Filipi"
             

Burimi: ksbeselidhja.com
    
Back To Top