Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 22 : Kamza - Besëlidhja 1:0

Vjen edhe humbja e parë në 2011 për Besëlidhjen.
Mbas një barazimi dhe 4 fitoresh, vjen edhe humbja e parë në këtë fazë të dytë. Lezhjanët janë mundur në Kamëz me rezultatin 1:0. Goli është shënuar nga Malo në minutën e 45' të pjesës së parë. Një ndeshje e dominuar nga vendasit të cilët kanë qënë më të rrezikshëm dhe me Besëlidhjen që ka menduar të mbrohet gjatë gjithë takimit. Me këtë humbje Besëlidhja humbet vendin e katërt në rënditje në favor të Apolonisë e cila ka barzuar 1:1 në Shijak kundër Partizanit. Kanë ngelur mjaft të zhgënjyer tifozeria lezhjane e cila ishte e pranishme në Kamëz sot për të ndjekur ekipin e zemrës.

   Kronika e Ndeshjes - Kamza - Besëlidhja 1:0
 
 1' -  Direkt nga Stadiumi "Kamza" Ora 14:00
 Formazioni (4:4:2) - Xhika, Prela, Noka, Stojkoviç, Shala, Camaj, Gruda, Berkoviç, Dervishi, Gega, Maho

 10' - Kamza - Beselidhja 0:0. Nje lajm i mire nga Tirana, Partizani ka kaluar ne avantazh.
 Partizani- Apolonia 1:0

 15' - Kamzazinjte te hedhur ne sulm por Beselidhja eshte mjaft e organizuar dhe kompakte dhe nuk lene  hapesira per kundershtarin.

 25' - Emocione ne Kamez. Akoma rezultati i bardhe. Kamza me e rrezikshme ne keto minuta te para te   takimit.
        
 30' - Tomorri dhe Pogradeci ne disamantazh. Mamurrasi - Tomorri 1:0, Gramshi - Pogradeci 1:0

 35' - Goditje e lire per Kamze ne kufi te zones se rreptesise. Grushton portieri Xhika ne goditje kendi.

 37' - Mbyllet pa sukses edhe kjo goditje kendi. Gjithnje Kamza - Beselidhja 0:0
          
 43' - Kamza me e rrezikshme ne kete pjese te pare. Beselidhja mendon me shume te mbrohet.

 45' - GOL Kamza ne avantazh. Malo shenon per kamzalinjte. Kamza - Beselidhja 1:0

 45+1' - Perfundon pjesa e pare e takimit me Kamzen ne avantazh 1:0 por lezhjanet kane pasur nje rast mjaft  te rrezikshem per shenim menjehere pas pesimit te golit.
   
 Keto rezultatet e takimeve te tjera:
 Gramshi-Pogradeci 2:0 , Luftetari-Bilisht 0:0 , Ada-Vlora 1:0 ,  Kamza-Beslidhja  1:0
 Lushnja-Terbuni 0:0 , Partizani-Apolonia 1:0 , Burreli-Gramozi 0:0 , Mamurras-Tomori 1:0
    
 46' - Nisi pjesa e dyte e takimit ne rezultatin Kamza - Beselidhja 1:0

 53' - Beselidhja ne veshtiresi. Klevis Dalipi per pake sa nuk dyfishon rezultatin.
 Barazon Partizani - Apolonia 1:1
           
 54' - Vjen zevendesimi i pare per Beselidhjen. Ne fushen e lojes Klodian Asllani per Berkoviç
    
58' - Edhe ne pjesen e dyte nuk ka ndyshuar asgje, jane vendasit te cilet po sulmojne edhe kane pasur rastet me te rrezikshme per shenim.

 68' - Tjeter nderrim per Beselidhjen. Shyti ze vendin e Dervishit

 70' - I sapofuturi ne loje Asllani direkt i rrezikshem ne zone.

 75' - Edhe 15 minuta shprese per ekipin lezhjane per te arritur nje barazim ne Kamez.
   
 76' -  Vjen edhe nderrimi i fundit per skuadrene Beselidhjes. Halili ze vendin e Grudes.

 77' - Rast i rrezikshem per Kamzen por Shyti largon ne rivenie anesore.

 85' - Kamza - Beselidhja 1:0 kur mungojne 5 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt.

 90' - 5 minuta shtese te akorduara nga gjyqtari i takimit.
 
 90+2' - Kamza me 10 futbolliste

 90+5' - Perfundon takimi Kamza - Beselidhja 1:0. Autori i golit Malo ne minuten e 45'.
       
Burimi: ksbeselidhja.com
     
Back To Top