Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 23: Besëlidhja - Lushnja 1:0

Besëlidhja i falet përsëri goleadorit Ermal Gega. Gjahtari Gega i ka dhuruar fitoren e rradhës ekipit lezhjan 1:0 ndaj Lushnjes në "Brian Filipi". Një ndeshje e dominuar nga vendasit të cilët kanë luajtu në sulm pothuajse gjatë të gjithë ndeshjes, duke prekur edhe 2 shtylla në pjesën e parë të takimit me anë të Gegës edhe Stojkoviç. Një fitore mjaft e rëndësishme për ekipin e Besëlidhjes që e ngjitë atë në kuotën e 43 pikëve, por pa përfituar ndonjë vend në rënditje pasi ekipi i Apolonisë ka fituar në Fier kundër Gramshit me anën e një 11 metërshi. Ndeshjen e ardhshme Besëlidhja do të udhëtojë për në Pogradec për supersfidën e javës së 24, Pogradeci - Besëlidhja.


  Kronika e Ndeshjes - Besëlidhja - Lushnja 1:0 (Gega 46') 

 1' -  Direkt nga Stadiumi "Brian Filipi" Ora 15:00
 Formazioni (4:4:2) - Xhika, Prela, Noka, Stojkoviç, Shala, Asllani, Gruda, Berkoviç, Dervishi, Gega, Maho

 10' - Rast i shkelqyer per Beselidhjen. Gega godet shtyllen.

 20' - Skuadra vendase po ben perjekje per te ndryshuar rezultatin por pa sukses deri tani.
   
 25' - Goditje denimi per Beselidhjen. Pret portieri Antonini.
 
 30' - Gjithnje rezultati i barabarte ne Lezhe. Beselidhja - Lushnja 0:0. Lezhjanet jane me te rrezikshem ne kete pjese te pare, por akoma nuk kane gjetur golin e avantazhit.
   
 31' - Rezultat e takimeve te tjera jane: Tomorri - Kamza 1:0 , Apolonia - Gramshi 0:0 

 33' - Perseri shtylla ka shpetuar porten e Lushnjes. Kesaj here ka qene Stojkoviç i cili ka goditur shtyllen e portes kundershtare duke shfrytezur nje kros te Preles.
   
 35' - Duket se fati nuk eshte ne krahun e Beselidhjes sot. Shume raste per lezhjanet por akoma asnje gol.

 38' - Ndihet mungesa e Pustines per Beselidhjen. Prania e nje organizatori do ti kishte dhene nje tjeter ngjyre ndeshjes se sotme.

 45' - Pasime te gabuara ne keto momente nga ana e te dyja skuadrave.
 Apolonia kalon ne avantazh me ane te nje 11 metershi Apolonia - Gramshi 1:0       

 45-1' - GOOOOOOOL Gjahtari Gega godet perseri. Beselidhja - Lushnja 1:0
 Sulmuesi lezhjan ka kaluar ne avantazh Beselidhjen ne minuten e 46' ne nje aksion te shkelqyer te treshes Gruda-Berkoviç-Gega.

 Perfundon ketu pjesa e pare me Beselidhjen qe udheheq 1:0 me ane te golit te Geges ne minuten e 46'.
 Nje avantazh i  merituar per lezhjanet te cilet kane dominr ne kete pjese te pare te takimit.
 Ne Fier, Apolonia kryeson 1:0 ndaj Gramshit me ane te nje 11 metershi.

 46' - Fillon pjesa e dyte e takimit me rezultatin Beselidhja - Lushnja 1:0.

 50' - Dervishi ndeshkohet me karotonin e verdhe.
  
 55' - Lezhjanet gjithnje ne sulm ne kerkim te golit te sigurise. Ashtu si ne pjesen e pare edhe ne keto minuta Beselidhja eshte hedhur e gjitha ne gjysemfushen lushnjare.

 60' - Zevendesim per Beselidhjen. Kulli ze vendin e Bekoviç   

 61' - Rast i rrekshem per miqte e lushnjes, por mbrojtja lezhjane ndalon mjaft mire rrezikun.

 63' - Zevendesim per Beselidhjen. Mazija ze vendin e Dervishit. 

 65' - Beselidhja ka nje rast mjaft te rrezikshem per te shenuar me ane te Kullit i cili gabon ne momentin e fundit.

 70' - Gjithnje Beselidhja - Lushnja 1:0 , Apolonia - Gramshi 1:0 , Tomorri - Kamza 1:0

 75' - Demtohet mbrojtesi Noka per Beselidhjen.

 80' - Rast i shkelqyer per Beselidhjen per te shenuar golin e dyte me ane te te perhershmit Gega, por mbrojtesit lushnjare largojne rrezikun nga porta e tyre.

 85' - Karton i verdhe per Asllanin e Beselidhjes.

 86' - Beselidhja tani kerkon te mbroje rezultatin duke i dhene mundesine Lushnjareve qe te sulmojne.

 90' - Miqte mjaft te rrezikshem ne keto momente. Kemi 3 minuta shtese.

 90-1' - 5 goditje rresht per Lushnjen ne porten e Beselidhjes.

 90-3' - Perfundon takimi ne Lezhe, Beselidhja - Lushnja 1:0. vendos nje gol i sulmuesit Gega ne minuten e 46'. Fiton edhe Apolonia ne Fier me rezultatin 1:0
  

Burimi: ksbeselidhja.com
    
Back To Top