Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Nesër Besëlidhja pret Lushnjen në Brian Filipi

Nesër do të luhet në stadiumin "Brian Filipi" të Lezhës, ndeshja e javës së 23, Besëlidhja - Lushnja. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave ndër vite janë karakterizuar nga rivaliteti dhe e njëjta gjë do të ndodhë me siguri edhe nesër. Kuptohet që vendësit i kanë të gjithë mundësitë të bëjnë një paraqitje triumfuese para publikut të tyre, për më tepër që Besëlidhja vjen pas fitores në mesjavë me Tërbunin. Lezhjanët kërkojnë ngjitjen direkte në superligë dhe kjo gjë i vështirëson në letër pozitat e verdhejeshilëve në fushë. Besëlidhja ka motivimin e duhur për një tjetër fitore, për më tepër që luan në fushën e saj. Tifozeria e zjarrtë lezhjane "Dragojt e Veriut" do të jetë e pranishme nesër në stadium, për të mbështetur ekipin e zemrës, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni. 

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top