Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Nesër supersfida e javës së 22. Kamza - Besëlidhja

Takimi i nesërm midis Kamzës dhe Besëlidhjes është klasifikuar si më i rëndësishmi i kësaj jave, pasi përplasen dy nga rivalët kryesorë për në Superligë. Lezhjanët do të nisen nesër për në Kamëz të vetëdijshëm për forcën e tyre dhe për rezultat pozitiv. Kamzalinjtë do të kenë disa mungesa në mbrojtje kështu që Besëlidhja mund të ketë më shumë mundësi shënimi. Ajo që shqetëson më shumë është pikërisht sulmi, duke parë ndeshjet e luajtura në trasfertë. Ndërsa mbrojtja lezhjane, më e mira e kampionatit, është tashmë një mur i pa kalueshëm për kundërshtarët. Përballë do të kemi jo vetëm dy rivalë për Superligën, por edhe dy skuadrat që kanë më shumë barazime në këtë sezon, 8 barazime për Kamzën dhe 7 për Besëlidhjen por me një ndeshje më pak. Këto statistika konfirmojnë barazimin si rezultatin më të mundshëm. Një fitore në Kamëz do të rriste shpresat e Besëlidhjes për Superligën, pasi lezhjanët do të ngjiteshin në kuotën e 40 pikëve dhe me një ndeshje më pak. 
Burimi: ksbeselidhja.com
    
Back To Top