Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Peticion i tifozerisë për ndryshimin e uniformave!

Vitet e fundit futbolli lezhjanë ka një problem, që nuk është mungesa e rezultateve apo e kushteve. Problemi më madhorë që ka futbolli lezhjanë sot, është pikërisht mungesa e ngjyrave që e identifikojnë skuadrën. Besëlidhja momentalish përdor uniforma bardhe-blu. Ngjyra që historikisht i përkasin skuadrave si Tirana, Dinamo, Shkumbini, Teuta e gjithashtu edhe shumë skuadrave të kategorisë së parë.

Kjo gjë na shqetëson jashtë mase pasi gjatë gjithë këtyre viteve, kemi asistuar në ndryshimin e uniformave sikur të ishim një skuadër amatorësh. Ne si tifozë, i jemi gjendur pranë ekipit edhe në ditët e vitet më të vështira. Edhe atëherë kur ekipi ishte në krizë dhe rrezikonte rënien nga kategoria, edhe atehere kur humbiste apo luante larg. Ne nuk i bindemi as logjikës matrapaze shqiptare, as ndonjë elementi tjetër që s'ka të bëjë me futbollin : ne i bindemi vetëm dashuirsë e besnikërisë sonë për ato ngjyra e për këtë qytet. Ka tifozë që kanë shpenzuar për ekipin, duke krijuar shalle apo parrudha me shpenzimet e tyre, në mënyrë që skuadra e tyre ti ruante ngjyrat e saj historike.

Sot ne kërkojmë që Besëlidhja të kthehet tek ngjyrat e saj kuqe-verdhë. Ato ngjyra që kemi të qëndisura në stemën tonë, ngjyra që ka përdorur Besëlidhja në vitet e saj të arta. Nuk është e panueshme që një skuadër profesioniste në vitin 2011 akoma nuk ka disa ngjyra që ta simbolizojnë atë. Kemi 20 vjet që përdorim bluza blu apo të bardha, sikur të ishim ndonjë klub diletantësh. Kjo nuk ështe më e pranueshme. Nuk është e pranueshme nëse duam që tifozët të lidhen sa më shumë me klubin, që Besëlidhja të respektohet e të njihet.

Prandaj në emër të të gjithë tifozerisë lezhjane, i bëjmë thirrje drejtuesve të Klubit Sportiv Besëlidhja dhe dhe stafit të tij, që ta dëgjojnë apelin tonë dhe të marrin masat e duhura duke bërë një investim për uniformat e sezonit 2011-2012. Ne si tifozë jemi të gatshëm të kontribuojmë me ide, me sugjerime, e nëse është e nevojshme, edhe në mënyrë financiare. 

Faleminderit për mirëkuptimin
Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut
       
Back To Top