Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shtyhen sërish ndeshja, për shkak të dëborës

Nuk ishte e thënë as këtë radhë që dy ndeshjet e prapambetura, Tërbuni-Besëlidhja dhe Bilisht Sport-Apolonia, të zhvilloheshin. Moti është treguar “kokëfortë” edhe dje, duke mos lejuar zhvillimin e ndeshjeve në fjalë. Ndërkohë që në Pukë vazhdonte të binte borë, në Bilisht ajo kishte pushuar, por përsëri terreni nuk ishte i përshtatshëm për një ndeshje normale. Në Pukë është vendosur menjëherë për shtyrjen e ndeshjes, kurse në Bilisht janë bërë përpjekje maksimale, megjithatë përfundimi ka qenë i njëjtë. Skuadra bilishtare dhe ajo fierake kanë zbritur në fushë rreth orës 12:30 dhe një orë më pas, përpara se të bëhej nxemja, treshja elbasanase e gjyqtarëve, me kryesor Enea Jorgjin, ka bërë provat, duke shkelur çdo cep të fushës. Fillimisht gjyqtari i ka urdhëruar skuadrat për të dalë në nxemje, por më pas ka ndryshuar mendje, sepse topi ngecte në fushë për shkak të dëborës dhe ujit. Pra, ka qenë e pamundur të luhej në këto kushte dhe kjo është hera e dytë që kjo ndeshje shtyhet.
Back To Top