Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Baboçi ndëshkon lezhjanët

Një gol i shënuar nga Baboçi 15 minuta para përfundimit të ndeshjes i dha fitoren skuadrës që drejtohet nga Ndue Tarazhi. Lezhjanët luftuan fort, për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje, por laçianët tregohen më racionalë në lojën e tyre. Atëherë kur akrepat e orës po i drejtoheshin fundit, vjen goli i Baboçit, që entuziazmoi të gjithë kampin kurbinas. Në minutata e fundit, pavarësisht përpjekjeve të lezhjanëve, nuk u shënua tjetër gol.


Besëlidhja - Laçi 0-1
Besëlidhja: Prendi, Marku, Përndoj, Haxhia, Lushaj, Danaj, Gjetja, Hoxha, Nika, Sherri, Zeqo (u aktivizuan: Bardhi, Përvathi). Trajner: G.Zenuni
Laçi: Ujka, Gjonaj, Xhixha, Gjoka, Përkeqi, Sela, Gjergji, Frrokaj, Lleshi, Ndreca, Baboçi (u aktivizuan: Prenga, Xhepaj, Hoxha). Trajner: N.Tarazhi
Shënues: Baboçi 65′

Burimi: Sporti Shqiptar
   
Back To Top