Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Korçarët rezistojnë vetëm 64 minuta

“Vendasit” lezhjanë kanë korrur një fitore të vështirë në Shkodër. Qëndresa e korçarëve ka zgjatur deri 16 minuta para se të mbyllej takimi. Sërish pa trajnerin Hoxha (i dënuar nga Disiplina) lezhjanët kanë mundur t’i thyejnë korçarët. Mbas një pjese të parë të paqartë, lezhjanët hedhen në sulm. Në të 64-tën Lushaj, pasi ka kaluar disa mbrojtës, hedh një top në zonë. Qendërmbrojtësi Nikaj shënon pa vështirësi. Korçarët mundohen të barazojnë, por Zeqaj dhënon golin e dytë pas krosit të marrë nga Lushaj. Me kaq është mbyllur ky takim.


Besëlidhja - Skënderbeu 2-0
Besëlidhja: Prendi, Marku, Përndoi, Haxhia, Lushaj, Danaj, Gjetja, Nikaj, Sherri, Hoxha, Zeqja (u aktivizuan: Bardhi, Përvathi). Trajner: G.Zenuni
Skënderbeu: Mali, Mihaj, Rrapo, Spaho, Skënderasi, Koca, Thoma, Hoxha, Kame, Vjeros, Vladi. Trajner: R.Cingo
Shënues: Nikaj 64′, Zeqaj 74′
Gjyqtarë: A.Kastrati, E.Qerimaj, D.Salaj (Shkodër)

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top