Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-19: Spikat me dopietë Mehja i Besëlidhjes

Besëlidhja fiton me lehtësi ndaj skuadrës beratase, e cila reziston vetëm në fraksionin e parë të ndeshjes. Gradualisht, miqtë zotërojnë ndeshjen dhe epërsia e tyre është e padiskutueshme, pavarësisht se golat erdhën në pjesën e dytë. Në këtë ndeshje spikati Mehja i miqve, i cili shënoi dopietë. Golin tjetër për Besëlidhjen e shënoi mbrojtësi Ujka. Në këtë kampionat beratasit kanë një përbërje me moshë relativisht të re, ndaj mungojnë rezultatet.


Tomori - Besëlidhja 0-3
Tomori: Hija, Çifliku, L.Kanaçi, Kurti, Tabaku, Djegsi, Dervishi, V.Arbri, Valle, Xh.Arbri, A.Myzyri. Trajner: A.Arbri
Besëlidhja: Jaku, Ujka, Marku, Mekshdedaj, Lekaj, Gj.Pjetri, Mehaj, K.Pjetri, Mashi (Lleshi), Beqiri (Preçi), Kthella. Trajner. R.Kulli
Gjyqtarë: Sh.Balliu. K.Hitollari, E.Qama (Poliçan)
Shënues: Mehja 58′, 88′ / Ujka 70′
Kartonë të verdhë: Dervishi, V.Arbri, Valle / Marku, Beqiri

Burimi: Sporti Shqiptar
  
Back To Top