Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Apoloni, Besëlidhja i fiton ndeshjet në fushë, Jo në telefon

Ultras Besëlidhja - Në asnjë vend të botës, por mbi të gjitha në Shqipëri, nuk duhet të ndodhë që trajneri ti telefonojë një futbollisti të skuadrës kundërshtare. Tek Apolonia te tilla gjëra, mirë që ndodhin, por fshihen duke hedhur baltë mbi kundërshtarin, Beselidhjen në këtë rast. Trajneri i Apolonisë, Memushi kërkon ti devijojë akuzave të klubit lushnjar, për trukim ndeshjet, duke akuzuar ekipin lezhjanë, se ka ofruar shpërblim, që Lushnja të fitonte këtë takim. Besëlidhja ka luajtur çdo ndeshje me shpirt, duke dhënë maksimumin në fushën e lojës dhe nuk ka trukuar ndonjëherë një ndeshje futbolli dhe as që do ta bëjë, ndryshe nga çbëjn kundërshtari i saj Apolonia.

Kishim dyshime mbi trukime të ndeshjeve nga ana e skuadrës fierake, por duke analizuar ndeshjet e duke parë episodet por pa pasur ndonjë provë konkrete. Presidenti i Bilisht Sport, kishte akuzuar artbitrat për favorizime, mbas ndeshjes Bilisht Sport - Apolonia, të njëjtën gjë edhe lojtarët e Adës gjatë ndeshjes Apolonia - Ada. Akuzat e trajnerit lushnjarë, për trukim të ndeshjes, konfirmojnë gjithcka. Gjyla tha se kishte dyshime për lojtarët e tij se kishin lënë edhe ndeshjet e Lushnjes kundër Adës (0-1), Luftëtarit (1-0) dhe Bilishtit (3-2). Fakti që këtu nuk përmendet aspak Beselidhja e cila u përball me lushnjarët një javë më parë, dëshmon edhe një herë korrektësini e skuadrës tonë dhe vërteton se akuzat e Apolonisë janë thjesht shpifje. Eshtë një turp i madh, për kampionatin tonë, që të ndodhin të tilla gjëra që vendosin fatin e një klubi dhe të një qyteti të tërë. 

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim ekipin tonë, duke shpresuar që mbas këtij episodi, ndeshjet në vazhdim të jenë të ndershme dhe të luftuara në fushë e jo në telefona. Duk shpresuar që kampionët e Pogradecit, ti fikin telefonat e të përqëndrohen tek ndeshja kundër Apolonisë.

Komunikatë
Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut
        
Back To Top