Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja - Luftëtari. Statistikat flasin për lezhjanët

Besëlidhja, këtë të shtunë do të përballet me Luftëtarin në Lezhë. Lezhjanët do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, për të harruar humbjen e pësuar në Pogradec dhe mbi të gjitha për të vazhduar në rrugën që e dërgon direkt në Superligë. Nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë për Besëlidhjen, pasi përballë do të ketë një kundërshtarë me moralin lart, pas fitores kundër Gramozit dhe me objektivë playoffin. Por megjithatë, lezhjanët janë favoritë, pasi luajnë në fushën e tyre, ku është shumë e vështirë të bësh pikë për këdo. 

STATISTIKAT - Në “luftën” e shifrave, Besëlidhja, si pritëse, rezulton fituese me Luftëtarin, pasi ajo në shtëpi ka realizuar 8 fitore, 3 barazime dhe 0 humbje, kurse gjirokastritët jashtë kanë 1 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Kështu, Luftëtarin e pret humbja e 10 të, aq më tepër që epërsia tregohet edhe nga posedimi i 12 pikëve më shumë. Ndeshja e kaluar në Gjirokastër, mes Luftëtarit dhe Besëlidhjes, ka përfundua me rezultatin e bardhë 0:0.

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top