Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

FSHF: Struktura e Superligës mund të ndryshojë

Rikthim te struktura me 12 skuadra për Superligën Shqiptare?
Burime pranë FSHF-së thonë se në përfundim të këtij sezoni komiteti ekzekutiv do të vendosë për rikthimin e strukurës së kampionatit me 12 skuadra, siç është tani. Sepse me ngjitjen e shumë skuadrave të vogla nga rrethet, parashikohet rënia e cilësisë, por edhe nga fakti që është e vështirë të përshtatësh një strukturë të mirë për fazën e tretë. Madje mund të vendoset të luhet me vetëm 2 faza (vajtje-ardhje), ndërsa numri i ndeshjeve (mbi 30) të plotësohet duke ndryshuar skemën e Kupës së Shqipërisë (një mundësi është që të zbatohet skema me grupe e Champions-it, për kupën).  Sigurisht që vendimi nuk mund të merret për 2011-2012-ën, por për një sezon më vonë (2012-2013-ën). Gjithçka do të varet nga përfundimi i këtij sezoni, nga renditja përfundimtare e kategorisë së parë, pasi ekziston mundësia që disa klube, që nuk plotësojnë kushtet e infrastruktrës të ngjiten në superiore, çka do të thoshte hapa prapa në cilësinë e kampionatit.

A rrezikon Besëlidhja Superligën nqs do të bëhen këto ndryshime në strukturën e kampionatit?
Nqs ekipi jonë do të rënditet në 4 vendet e para, atëherë do të ngjitet automatikisht në Superligë dhe nëse rënditet në vendin e 5 apo të 6 do të luajë në play-off. Besëlidhja nuk rrezikon Superligën, pasi këto ndryshime nuk mund të bëhen për sezonin e ardhshëm futbollistik 2011-2012, për të cilin është vendosur se do të jetë me 14 skuadra dhe nuk mund të ndryshohet. Vendimi për ndryshimin e strukturës do të vlente për sezonin 2012-2013. Keshtu që tifozeria lezhjane mund të jetë e qetë për skuadrën e tyre!
    
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top