Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gjyla: Memushi i Apolonise na ofroi para per fitoren

Ajo që kishim thënë ne, pas ndeshjes së fundit të fierakëve, është konfirmuar. Ndeshja Lushnja - Apolonia, ka shumë dyshime te ishte e trukuar. Këtë e ka pohuar vetë trajneri i lushnjarëve, Ilir Xhyla, i cili akuzoi homologun e tij te Apolonia, Eqerem Memushi, se ka ofruar 300 mije leke qe Lushnja t’i linte ndeshjen fierakeve. Gjyla konfirmoi per mediat nje bisede telefonike midis mbrojtësit Erion Sula dhe trajnerit Eqerem Memushi, duke bere publik faktin se trajneri i Apolonise kishte ofruar para qe fieraket te fitonin pa shume mundime ne “Roza Haxhiu”.

Apolonia fitoi 2-1 ne Lushnje me golat e realizuar nga afrikani Ofejene Carls dhe kapiteni Agim Meto, duke qene ne lufte per kater vendet e para ne Kategorine e Pare, zone ku ngjitesh direkt ne Superlige.

Gjyla tha se kishte dyshime per lojtaret e tij se kishin lene edhe ndeshjet e Lushnjes kunder Ades (0-1), Luftetarit (1-0) dhe Bilishtit (3-2).

Memushi, sipas “Panorama Sport”, ka pranuar telefonaten me mbrojtësin e Lushnjes, Erion Sulo, por theksoi se e kishte telefonuar nje dites pas ndeshjes, por duke paraqitur versionin se ishte Beselidhja ajo qe kishte ofruar para qe Lushnja te mundte Apolonine. 

Back To Top