Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 25: Besëlidhja - Luftëtari 3:0

Spektakël në Lezhë. Besëlidhja mund Luftëtarin me rezultatin 3:0, duke dhuruar spektakël në minutat e fundit të takimit. Lezhjanët kalojnë në avantazh që në minutat e para, Maho shënon golin e parë të takimit në minutën e 3' të pjesës së parë të takimit. Më pas lezhjanë sulmojnë vazhdimish por pa arriur të dyfishojnë rezultatin. Në minutën e 55' golashënuesi më i mirë i Besëlidhjes, Ermal Gega hyn në fushën e lojës në vendin e Kullit duke ndryshuar disi rrjedhën e këtij takimi. Por megjithatë duhet të presim minutën e 85' për të parë golin e dytë të takimit, është përsëri Maho që shënon në një aksion modiel të lezhjanëve. Vetëm tre minuta më pas vjen edhe goli i tretë i lezhjanëve me anë të Gegës. Nuk mund të mungonte Gega në tabelën e golashënuesve në këtë ndeshje i cili ngjitet në kuotën e 12 golave. Falë kësaj fitore Besëlidhja ngjitet në kuotën e 46 pikëve, në vendin e pestë në rënditje me vetëm 1 pikë difërencë nga vendi i katërt Apolonia dhe 2 pikë nga vendi i tretë Kamza. Takimi i rradhës do të jetë, Bilisht Sport - Besëlidhja të shtunën e ardhshme.

JAVA 25: Besëlidhja - Luftëtari 3:0
Shënues: Maho 3', 85', Gega 88'

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top