Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 26: Bilisht Sport - Besëlidhja 0:1

Lezhjanët rikthehen tek fitorja në trasfertë dhe vazhdojnë rrugën drejt Superligës. Një gol i Alaksnder Stojkoviç në minutën e 20' të pjesës së parë, i ka dhuruar fitoren Besëlidhjes, në trasfertën e vështirë të Bilishtit. Lezhjanë e fillojnë mjaft mirë takimin, duke sulmuar menjëherë për të shënuar golin e avantazhit, i cili ka ardhur në minutën e 20'. Mbas shënimit të golit loja balncohet, me miqtë që menaxhojnë rezultatin dhe vendasit që nuk jan në gjëndje të vëjnë në vështirësi mbrojtën më të mirë të këtij kampionatit. Besëlidhja merr 3 pikë mjaft të rëndësishme në Bilisht duke vazhduar rrugën e saj për të siguruar një vend në kategorinë superiore. Pavarësisht kësaj fitore mjaft të rëndësishme, lezhjanët nuk kanë fitur asnjë vend në rënditje pasi Kamza ka triumfuar ndaj Gramozit me rezultatin 2:0 dhe Apolonia ka fituar në derbin nda Lushnjes me rezultatin 1:2. Besëlidhja mbetet në vendin e 5 në rënditje, 1 pikë nga Apolonia dhe 2 pikë nga Kamza por i afrohet vendit të dytë Tomorit, që ndodhet vetëm 4 pikë larg.

Bilisht Sport - Besëlidhja 0:1
Shënues: Stojkoviç 20'

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top