Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 27: Besëlidhja - Vlora 3:0

Besëlidhja merr tri pikët e rradhës në Lezhë, duke mundur Vlorën me rezultatin 3:0 duke argëtuar publikun lezhjanë, të cilët ishin të shumtë sot në stadium. Një fitore e meritar, ku Besëlidhja ka luajtur gjithë kohës në sulm, duke kaluar tre herë në avantazh, me sulmuesin Ermal Gega në minutën e 28' dhe Grudën në minutën e 41' të pjesës së parë. Në pjesë e dytë, një autogol i Elmazit në minutën e 59'  vulos rezultatin në 3:0. Por pavarësisht fitores bindëse, Besëlidhja qëndron në vendin e 5 që e dërgon në playoff, pasi Kamza ka fituar në Mamurras me rezultatin 2:3 dhe Apolonia ka mundur me rezultatin 4:0 Pogradecin në Fier. Mungojnë edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit dhe tani kalimi direkt në Superligë bëhet me të vërtetë i vështirë për Besëlidhjen, e cila edhe po ti fitojë të treja takimet e mbetura nuk e ka të sigurtë kalimin në Superligë.

Besëlidhja - Vlora 3:0
Shënues: Gega 28', Gruda 41', Elmazi (a) 59' 
    
Back To Top