Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 28: Besëlidhja - Tërbuni 1:0

Besëlidhja bën detyrën, vendos Kulli në minutën e 10' të takimit.
Lezhjanët korrin fitoren e rradhës, duke mundur Tërbunin e Pukës me rezultatin 1:0. Sulmuesi Jurgen Kulli në minutën e 10' të takimit ka shënuar golin e vetëm të takimit, duke i dhuruar tre pikë Besëlidhjes. Për tu shënuar një episod në minutën e 55', Rezart Maho humbet një penallti, portieri Selimi grushton duke shpëtuar portën e tij nga goli i dytë. Besëlidhja ngjitet në vendin e katërt në rënditje kuotën e 55 pikëve, por me Apoloninë me një ndeshje mangut. Lezhjanët ruajnë hapin e kundërshtarëve që arritën të fitonin sot. Kamza mposhti në fushën e saj, Gramshin me rezultati 1:0 dhe Tomori fitoi në trasfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 0:2, ndërsa Apolonia do të luajë nesër kundër vlonjatëve në Vlorë.

Besëlidhja - Tërbuni 1:0
Besëlidhja: Xhika, Shala, Prela, Noka, Stojkoviç, Camaj, Gruda, Asllani, Dervishi, Kulli (Halili 87′), Maho. Trajner: A.Bruka.
Tërbuni: Selimaj, Kaloshi, K.Dibra, Murati, Hasanaj, Jaçaj, Rrustja, Gokaj (Lushaj 78′), Pirani (Lifja 51′), Lika (Seferaj 73′), A.Dibra. Trajner: A.Xhahysa.
Shënues: Kulli 10′
Gjyqtarë: P.Lapi, D.Sala, S.Zeka (Shkodër)
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top