Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kjo javë vendos fatet e Besëlidhjes në këtë kampionat

Fundit i kampionatit po afron. Mungojnë vetëm katër javë dhe lufta për Superligën bëhet akoma më interesante. Java e 27-të do të jetë vendimtare për Besëlidhjen, pasi mund të vendos fatet e kampionatit. Lezhjanët këtë javë, do të përballen me Vlorën, në fushën e tyre. Një takim që duhet të jetë i thjeshtë për Besëlidhjen, ndërsa rivalët e saj më të afërt për Superligën, do të kenë dy ndeshje mjaft të vështira këtë javë. Kamzalinjtë do të udhëtojnë në trasfertën e vështirë të Mamurrasit, ndërsa fierakët do të presin në shtëpinë e tyre, Pogradecin që kryeson kampionatin. Mamurrasi është i pakalueshëm në shtëpi, asnjë nga ekipet pretendentë nuk ka arritur ta thyejë atë në shtëpi. Pogradeci është skuadra më e fortë e këtij kampionati, mund të marrë pikë në çdo fushë. Nëse çdo gjë do të shkojë mirë dhe sipas parashikimeve, Besëlidhja mund të ngjitet në vendin e 3 këtë javë, por kjo do të jetë në duart e kundërshtarëve. Shpresojmë shumë për një dhuratë, nga ana e futbollistëve lezhjanë që luajnë në rradhët e Mamurrasit por edhe tek pogradecarët të cilët mbahen për lojë të rregullt dhe kësaj rradhe kanë mundësinë ti kthejnë ato raporte të mira që kishin me lezhjanët, të cilët janë ftohur disi mbas ndeshjes së fundit.
    
   
Back To Top