Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lufta për Supërligën bëhet akoma më interesante

Mungojnë edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të kategorisë së parë dhe Besëlidhja ndodhet po aty, në vendin e pestë dhe e ngjitur me kundërshtarët e saj. Lezhjanët akoma nuk kanë prenotuar një vend në për në Superligë, pavarësisht rezultateve pozitive të javëve të fundit. Besëlidhja nuk ka arritur të fitojë terren ndaj kundërshtarëve të saj, të cilët ndonëse të vënë përballë kundërshtarësh mjaft të vështirë, nuk kanë gabuar. Megjithatë tifozeria lezhjane, duhet të jetë mjaft optimiste për skuadrën e tyre, pasi nga 4 ndeshjet e mbetura, Besëlidhja 3 do ti luajë në shtëpi dhe një në trasfertë. Kalendari duket më favorizues për lezhjanët që do të ndeshen me Vlorën, Tërbunin dhe Mamurrasin në Lezhë dhe do të udhëtojnë në Berat, për trasfertën e vështirë ndaj Tomorit, e cila mund të kthehet edhe në një sfidë për vendin e dytë.

Këto janë sfidat e ngelura të kategorisë së parë

Java 27
Apolonia-Pogradeci
Besëlidhja-Vlora
Mamurras-Kamza

Java 28
Besëlidhja-Terbuni
Vlora-Apolonia
Kamza-Gramshi

Java 29
Apolonia-Luftetari
Tomorri-Besëlidhja
Partizani-Kamza

Java 30
Terbuni-Apolonia
Besëlidhja-Mamurras
Lushnja-Kamza

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top