Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Nuk ka dhuratë pashkësh për Besëlidhjen

Ultras Besëlidhja - Duke parë Besëlidhjen kohët e fundit, të fitojë duke luftuar me djersë e me shpirt në fushën e lojës, e kishim larguar mendjen dhe kishim harruar krejtësisht, se si funksiononte kampionati shqiptar në realitet. Kemi dëgjuar në lajme e kemi lexuar në gazeta kohët e fundit, plot akuza kundër ekipeve që ndodhen më lart se ne në rënditje, por nuk i kemi vënë shumë veshin. Dhe për çudi, sot kemi asistuar në një përmbysje rezultati në Mamurras, në favor të ekipit të Kamzës dhe një goleade të Apolonisë në Fier kundër "ekipit më të mirë të këtij kampionati", Pogradecit. Kujtojmë që përpara kësaj ndeshjeje, Mamurrasi kishte arritur të ndalte në fushën e saj të gjitha pretendentet, vetëm Pogradeci kishte arritur të merrte pikë në Mamurras, kurse Kamza arriti të përmbysë rezultatin nga 2:0 në 2:3 në favor të saj! Po ashtu edhe Pogradeci, i cili kishte pësuar vetëm 17 gola gjatë gjithë kamponatit, ka pësuar plot 4 gola sot në Fier! Rezultate mjaft të mundshme këto, në një kampionat të ndershëm, me sa duket të gjithë rekordet negative të kampionatit, kishin ngelur që të thyeshin këtë javë. Besëlidhja fitoi edhe sot, me rezultat bindës e me lojë të bukur, duke i tregur edhe njëherë kundërshtarëve të saj, se nuk do të dorëzohet kurrë dhe se e meriton Superligën më shumë se çdokush. Po të analizojmë kalendarin, nuk është për të qënë mjaft optimist, pasi duke parë rezultatet e sotme të kundërshtarëve tonë, do të jetë mjaft e vështirë që të rekuperojmë ndonjë pikë në rënditje. Megjithatë shpresa jonë te kjo skuadër është shume e madhe dhe do ta përkrahim atë deri në fund siç kemi bërë deri tani. 
      
Back To Top