Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Play-off: Do të ishte shumë e vështirë për Besëlidhjen

Besëlidhja vazhdon rrugën e saj drejt Superligës dhe po bën çmosin për tu rënditur në katër vendet e para që të dërgon direkt në kategorinë superiore. Por pavarësisht rezultateve pozitive të javëve të fundit, lezhjanët ndodhen gjithnjë në vendin e pestë që do të thotë një vend në play-off. Në qoftë se kampionati do të përfundonte kështu, atëherë Besëlidhja do të përballej në play-off me skuadrën që rënditet e treta nga fundi në kategorinë superiore. Një sfidë mjaft e vështirë për lezhjanët, pasi do ti takonte të përballej në një finale në "Qemal Stafa" me njërën nga këto skuadra: Besa, Teuta, Kastrioti, Bylis, Shkumbini, emra të mëdhej të Superligës. Me Besën, Teutën dhe Shkumbini që kanë vite eksperiencë në kategorinë superiore dhe dirigjentë mjaft të fortë, ndërsa kundërshtarë disi më të lehtë do të ishin Kastrioti dhe Bylis.
   
Back To Top