Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rruga jonë drejt Superligës

Mungojnë edhe 6 ndeshje nga përfundimi i kampionatit të kategorisë së parë, dhe Besëlidhja ndodhet po aty, në vendin e pestë dhe vetëm 1 pikë larg nga vendi i katërt Apolonia. Lezhjanët duhet të jenë mjaft optimistë duke parë kalendarin, pasi Besëlidhja në 6 ndeshje që kanë mbetur akoma për tu luajtur, 4 do ti luajë në fushën e saj dhe vetëm 2 në trasfertë. Ndeshja më e vështirë do të jetë patjetër ajo ndaj Tomorit në Berat. Ndërsa Apolonia duket se ka një kalendar më të vështirë se Besëlidhja, 3 në trasfertë dhe 3 brenda fushës, ku gjatë rrugës do të ndeshet edhe me kryesuesen e kampionatit Pogradecin.

Këto janë të gjitha ndeshjet e ngelura për Besëlidhjen dhe Apoloninë: 

Besëlidhja
Besëlidhja  - Luftëtari    
Bilisht Sporti - Besëlidhja        
Besëlidhja - Vlora    
Besëlidhja - Tërbuni
Tomori - Besëlidhja
Besëlidhja - Mamurrasi

Apolonia
Apolonia - Ada
Lushnja - Apolonia
Apolonia - Pogradeci
Vlora - Apolonia
Apolonia - Luftëtari
Tërbuni - Apolonia

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top