Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Zeqja nuk i mjafton lezhjanëve

Besëlidhja U-17 është mundur nga Flamurtari në Vlorë me rezultatin 3:1. Nuk i mjafton goli i Zeqjas. Lezhjanët e nisinin lojën me vrull, ndërsa në minutën e 22-të, pas një aksioni të shpejtë Zeqja, i futur brenda zonës, shënon golin e avantazhit të përkohshëm për Besëlidhjen. Por pas 6 minitash lojë vlonjatët gjejnë barazimin me anë të një 11-metërshi, që realizohet nga Fegaj. Pjesa e dytë sjell edhe dy gola të tjerë për kuqezinjtë. Hoxha dhe Deliaj sërish me penallti do t’i jepnin fitoren Flamurtarit me rezultatin 3-1.

Flamurtari - Besëlidhja 3-1
Flamurtari: Leka, Llanaj, Troka, Bregu, Fegaj, Kutelaj (Hoxha 41′), Metaj (Ymeraj 41′), Bozi, Rapaj (Sulçe 41′), Gjika. Trajner. A.Nini.
Besëlidhja: Prendi (Jahaj 41′), Përndroj, Lusha, Përndreka (Bajrami 41′), Nikaj, Marku, Përgjini, Sheri, Zeqja, Përvarfi, Birbili. Trajner: V.Sokoli.
Shënues: Fegaj 28′ (11-m), Hoxha 46′, Deliaj 55′ (11-m) / Zeqaj 22′
Gjyqtarë: E.Indërshanaj, E.Hasani, Sh.Shehu (Fier)

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top