Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-19: Goleadë në Burrel, fitojnë lezhjanët

Sporti Shqiptar - Spektakël e gola në ndeshjen e të rinjve mes ekipit të Burrelit dhe Besëlidhjes së Lezhës. 8 gola të shënuar gjatë gjithë takimit, ky është bilanci i kësaj ndeshjeje.Të parët shënojnë vendësit me anë të Salës në minutën e 12-të. Ky i fundit përfiton nga rrëmuja në portën kundërshtare dhe finalizon aksionin. Por gëzimi i këtij goli ka zgjatur vetëm pak, pasi miqtë shënojnë në minutën e 19-të me Gjikolën, i cili nuk i trembet portierit Rama të Burrelit. Në minutën e 36-të janë përsëri vendësit që kalojnë në avantazh me Kolën dhe e mbyllin pjesën e parë me fitore. Ndërkaq, pjesa e dytë bëhet më e fortë. Miqtë shënojnë një seri golash që nisin nga minuta e 47-të dhe përfundojnë në minutën e 79-të. Vendësit arrijnë të shënojnë golin e fundit të tyre në këtë ndeshje në minutën e 80-të me protagonist Hysën. Fitojnë kështu lezhjanët me goleadë. 

Burreli - Besëlidhja 3-5
Burreli: Rama, Sala, A.Kola, Allamani, Isufi, Ndreu, Lika, Doçi, Dëzhgiu, Hysa, E.Kola (u aktivizuan: Farruku, A.Alla, Kurti). Trajner: L.Kola
Besëlidhja: Jaku, Mashi, Mashkededaj, Ujka, P.Leka, Marku, Pjetri, V.Leka, Kthella, Nekaj, Gjikola (u aktivizuan: Doçi, Dedgjoni, Gj.Pjetri). Trajner: R.Kulli
Shënues: Sala 12′, E.Kola 36′, Hysa 80′ / Gjikola 19′, Pjetri 47′, Kthella 53′, Nekaj 67′, Marku 79′
Gjyqtarë: P.Xhetani, V.Nikolli, E.Çupi (Laç)
   
Back To Top