Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Xhika, tiranasi me “dryn sekret”

Një ndër pikat e forta të skuadrës lezhjane, për fazën e dytë ka qenë porta e pikërisht gardiani tiaranas, Dashamir Xhika. Do të bashkohej me skuadrën lezhjane në fazën e dytë, pikërisht atëherë kur presidenti Noka bëri një farë “revolucioni” në kontigjent, pasi po e shikonte mirë se skuadra e fazës së parë kishte ngecur, dhe në fund të kësaj periudhe mbeti shumë larg objektivave. Ka qenë guximi i këtij presidenti, për t’i hyrë kësaj pune të lodhshme, duke qenë mjaft pikë larg atyre skuadrave, me të cilat aktualisht, Besëlidhja ka një diferencë fare të vogël.

Ndryshimet - Me gardianin Xhika erdhën edhe Maho, Asllani, Lika, Camaj, Stojkoviç, Dervishi etj., që i dhanë fytyrë tjetër skuadrës. Skuadra lezhjane me këto prurje formoi grupin e fortë që në fazën e dytë promovoi vlera e mori rezultate të rëndësishme, të cilat e kanë afruar vetëm një pikë larg zonës së Superligës vetëm një pikë. Ndër të ardhurit, Xhika ka luajtur një rol të veçantë dhe ka pjesën e madhe të meritës në arritjet e skuadrës lezhjane, me të cilën ai ka nënshkruar edhe për një sezon tjetër. Trajneri i portierëve, Gledis Zenuni, një ish-mbrojtës cilësor i Besëlidhjes në vite, ndoshta ka qenë zgjidhja më e mirë e Nokës për të punuar më ruajtësit e portës. Ai po stërvit, veç titullarëve Xhika e Danaj, edhe tre të rinj, që duket se kanë një të ardhme shumë të mirë.

“Bazamenti” - Besëlidhja historikisht ka qenë shkollë gardianësh. Mjafton të kujtosh Gëzim Haskun, Artan Nikën, Juljan Gjeloshin, Ervin Hoxhën etj. për të besuar këtë. Por Zenuni flet me shumë simpati për Xhikën. “Është një portier që në Lezhë ka ardhur i formuar e i përgatitur. Më të ka punuar i madhi Perlat Musta” ka thënë ai. Duke vazhduar, Zenuni evidenton faktin se Xhika është shumë fanatik në zbatimin e detyrave, por edhe pozicional në portë, aq sa i guximshëm në daljet e studiuara e vendimtare. Falë gjithë këtyre, Xhika është një ndër portierët që ka pësuar më pak në portën e tij për pjesën e dytë të kampionait. Dhe ka dhënë garanci se edhe në ndeshjen e sotme me Tërbunin nuk të lejojë gol në portën e tij. Ndërsa fitoren e kësaj ndeshjeje e beson pa mëdyshje, sepse skuadra e tij është më i mirë së skuadra pukjane.

Burimi: Sport Ekspres
Back To Top