Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Apolonia, zbret përsëri Besëlidhjen në vendin e pestë

Nuk ka zgjatur më shumë se një ditë, vendi i katërt për Besëlidhjen. Lezhjanët shpresonin se Vlora do të arrinte të ndalonte fierakët, po një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Apolonia arrin të fitojë edhe në Vlorë me rezultatin 1:2 duke u ripozicionuar në vendin e katërt që do të thotë ngjitje direkte në kategorinë superiore. Besëlidhja në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë për në Berat, ku do të përballet me ekipin e Tomorrit, një nga kundërshtarët më të fortë të këtij kampionati. Duhet patjetër një fitore në Berat, për të shpresuar akoma. Një humbje kundër Tomorrit do të thoshte play-off, pasi do të ishte e pamundur ti arrinim kundërshtarët tonë, të cilët këtë javë kanë dy ndeshje të thjeshta, Partizani - Kamza dhe Apolonia - Luftëtari.
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top