Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja ka akoma shpresa për Superligën

Pavarësisht barazimit në ndeshjen e fundit kundër Tomorrit, në Berat që na largon 3 pikë nga vendi i katërt, Besëlidhja ka akoma shpresa për tu gjitur direkt në kategorinë superiore. Tani ndodhemi 3 pikë larg nga Apolonia e vendit të katërt, vend i cili do të thotë kalim direkt në kategorinë superiore. Besëlidhja duhet të fitojë me çdo kusht në Lezhë, në javën e fundit, kundër Mamurrasit i cili e ka siguruar vendin e gjashtë në play-off dhe tani nuk luan për asgjë. Ndërsa Apolonia do të udhëtojë për në Pukë, ku do të përballet me ekipin e Tërbunit, të cilit i duhet fitorja medoemos, pasi përndryshe do të rrezikonte shumë rënien në kategorinë e dyte dhe do të kishte një vend të sigurt për në play-out. Një fitore e Tërbunit ndaj Apolonisë në Pukë dhe një fitore e Besëlidhjes ndaj Mamurrasit në Lezhë, do të na siguronte kalimin direk për në kategorinë superiore, falë golovarazhit më të mirë.

Tifozerisë lezhjane nuk i ngelet gjë tjetër, veç se të shpresojnë tek një rrezultat ose më mirë 2 rezultate pozitive dhe të bëjnë tifo për Besëlidhjen dhe sidomos për Tërbunin, pasi nga ai varet gjithçka.

Burimi: ksbeselidhja.com 
Back To Top