Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, merkato në Serbi për sezonin e ardhshëm

Kampionati ka përfundur tashmë dhe vëmendja e ekipit dhe e tifozerisë lezhjane është përqëndruar krejtësisht tek merkatoja. Më datë 15 qershor është caktuar ringrumbullimi i ekipit lezhjan për fillimin e fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Boshti i skuadrës do të ruhet, pasi skuadra në fazën e dytë ka bërë një kampionat mjaft dinjitoz. Futbollistë si Xhika, Shala, Stojkoviç, Camaj, Maho e kanë kaluar provën dhe do të jenë pjesë e skuadrës edhe vitin tjetër.  Këtyre futbollistëve pritet ti shtohen edhe të tjerë mjaft cilësorë, që të rrisin kualitetin e skuadrës. Pista e merkatos këtë vit pritet të jetë e drejtuar nga Serbia, ku mbrojtësi serb i Besëlidhjes, Aleksandar Stojkoviç do të bëjë ndërmjetësin. Stojkoviç është ndër futbollistët më të mirë të këtij sezoni dhe është nga ato të paktit futbollistë që kanë një kontratë 2 vjeçare me ekipin Besëlidhjes. Mbas përfundimit të sezonit, ai ka qëndruar në qytetin e Lezhës dhe pritet që në merkaton e verës të bëjë rrolin e një ndërmjetësi, për afrimin e mundshëm të disa futbollistëve serbë në rradhët e Besëlidhjes. Reparti ku priten më shumë perforcime, është ai i mesfushës pasi është edhe ai ku skuadra lezhjane ka çaluar më shumë gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë që pritet të vendoset edhe se kush do të jetë trajneri i Besëlidhje për sezonin e ardhshëm, por megjithatë pritet rikonfirmimi i trajneri Kulli në pankinë.

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top