Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 29: Tomorri - Besëlidhja 1:1

Përfundon në barazim supersfida e javës së 29 të kategorisë së parë, midis Tomorrit dhe Beselidhjes, në Berat. Vendasit kalojnë të parët në avantazh me anë të golashënuesit më të mirë të këtij kampionati, Caushaj, i cili në minutën e 37 të pjesës së parë dërgon në avantazh ekipin e Tomorrit. Një epërsi e ekipit beratas në 45' minutat e para të takimit. Pjesa e dytë fillon, me Besëlidhjen e hedhur e gjitha në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Tomorri mendon vetëm të mbrojë dhe në minutën e 74 shkokton një 11 metërsh në avantazh të skuadrës lezhjane. Nga pika e bardhë niset mbrojtësi lezhjan, Prelaj i cilin nuk gabon dhe barazon rezultatin. Përfundon kështu në barazim takimi midis Tomorrit dhe Besëlidhjes. Besëlidhja ndodhet përsëri në zonën play-off, por një fitore në javën e fundit dhe një humbje e Apolonisë në Pukë do ti jepte kualifikimin direkt në Superligë. Ndërsa sot në Superligë kanë kaluar Pogradeci, Tomorri dhe Kamza.

Tomorri - Besëlidhja 1:1
Shënues: Caushaj 37', Prela 74' 
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top