Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 30: Besëlidhja - Mamurrasi 1:1

Lezhjanët nuk arrijnë të marrin më shumë se një pikë në fushën e tyre, ndaj Mamurrasit. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me anë të Ivanajt në minutën e 39' të pjesës së parë. Lezhjani ndëshkon ish ekipin e tij duke i komplikuar edhe më shumë gjërat për Besëlidhjen. Në pjesën e dytë, lezhjanët zbresin në fushë më kërkues dhe arrijnë të gjejnë golin e barazimit me anë të Shalës. Në minutat e fundit të takimit, Besëlidhja ka rastin më të mirë për të kaluar në avantazh, kur sulmuesi lezhjan Ermal Gega humbet një penallti. Përfundon kështu në barazim kjo ndeshje, me Besëlidhjen e cila nuk arrin të fitojë në fushën e saj, megjithëse në një terren mjaft të vështirë për tu luajtur futboll. Në Superligë ngjitet Apolonia e cila barazoi në Pukë me rrezultatin 2:2. Lezhjanëve do tu duhet të luajnë një ndeshje shtesë, në play-off ndaj ekpit të Dinamos.

Besëlidhja - Mamurrasi 1-1
Besëlidhja: Xhika, Noka, Stojkoviç, Shala, Prela, Asllani, Lika, Dervishi (Kulli 46′), Gruda, Maho (Shyti 74′), Gega.
Trajner: R. Kulli
Mamurrasi: Myrta, Baçi (Mziu 74′), Matraku, Sharra, Dashi (Gjokeja 85′), Allmeta (Lila 40′), Dosti, Vogli, Metaj, Renxa, Ivanaj. Trajner: S. Bardhi
Shwnues: Ivanaj 38′ / Shala 63′
Gjygjtar: I. Zhuli, A. Pregja, D. Myftari (Tiranw)
Kartonë të verdhë: Lika, Dosti, Baçi, Myrta
Burimi: ksbeselidhja.com 
Back To Top