Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kulli pukjanëve: Më ktheni nderin… fitoni me Apoloninë

Skuadra lezhjane nën drejtimin e teknikut Ridvan Kulli, po vazhdon ritmikisht përgatijet për ndeshjen me Mamurrasin. Ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm për lezhjanët, prandaj dhe vlerësimi për të është maksimal dhe nuk ka mëdyshje se do të arrihet fitorja, e cila skuadrës lezhjane, do t’i krijojë një mundësi për t’u ngjitur në Superiore. Mgjithatë kjo nuk është e mjaftueshme, pasi gjithçka do të varet nga rezulatti i takimit ndërmjet pukjanëve dhe fierakëve. Nëse skuadra pukjane do të mposhtë fierakët në fushën e e saj dhe lezhjanët e kalojnë me sukses provën me mamurrsakët, epërsia në takimet direkte do të lejojnë Besëlidhjen të ngjitet menjëherë në Superiore. Kurse çdo rezultat tjetër do të jetë i favorshëm për fieraket, që në prag të këtyre sfidave vjen me 3 pikë më shumë se lezhjanët. Pra duket qartë se ngjitja e Besëlidhjes në elitën e futbollit shqiptar kushtëzohet nga më shumë se një faktor dhe për këtë arsye keofiçenti i vështirësisë rritet. 

Duke qenë në këtë situatë, drejtuesit e skuadrës dhe të klubit po marrin të gjitha masat për të përgatitur skuadrën, që të jetë e gatshme për të përballuar detyra të vështira. Tekniku Ridvan Kulli, që me ardhjen e tij në krye të skuadrës ka menduar ta përgatisë ekipin edhe për një ndeshje plejauti me një nga skuadrat e Kategorisë Superiore. Sidoqoftë, ajo që tani vërehet në kampin lezhjan është mobilizimi për të ruajtur formën dhe gjendjen e skuadrës dhe për të dhënë më të mirën secili. Kreu i pankinës lezhjane, në një prononcim për “Sport Ekspres” është shprehur se futbollistët janë krejtësisht të qetë dhe në këtë mënyrë po e presin këtë mbyllje të kampionatit. “Kemi në anën tonë një favor të madh, pasi në ndeshjen me Mamurrasin hyjmë në fushë me një armë të fortë, qetësinë, por edhe nëse na duhet edhe një ndeshje tjetër njëlloj jemi të “armatosur”. 

E rëndësishme është që skuadra ime të kryejë si deri tani detyrat e saj, duke fituar ndeshjen e radhës, ndërsa nuk besoj se pukjanët, me të cilët kam punuar në atë vit kur ata u ngjiten në Kategorinë e Parë do të lëshojnë, përkundrazi, kam besim se ata do të luajnë ndershëm dhe për ne. Unë këtë u’a kërkoj pukjanëve dhe sinqerisht, kërkoj të na ndihmojnë duke mundur Apoloninë”, është shprehur Kulli. Ndërkohë trajneri nuk do të besojë se mund të bëhen pazare dhe pse sipas tij nuk kanë munguar as deri tani. Ai ka shprehur një ndjesi thuajse të sigurtë për pukjnët se në përballjen me fierakët do të japin më të mirën e tyre dhe kanë të gjitha mundësitë për mposhtur Apoloninë. Ne fakt trajneri lezhjan Ridvan Kulli është protagonist i ngjitjes së Tërbunit në Kategorinë e Parë për herë të parë në historinë e tij, prandaj dhe kërkon e beson tek pukjanët.

Burimi: Sport Ekspres
Back To Top