Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët: Me Mamurrasin edhe hakmarrje

Edhe një herë, presidenti lezhjanë Gjokë Noka ka shprehur vendosmërinë e tij, madje me një farë mllefi, për t’u “hakmmarë” ndaj mamurrzakëve deputues, për atë që ai e konsideron “luftë” të zhvilluar kundër skuadrës së tij, që pas ndeshjes së fazës së parë. Mamurrasi e ka filluar mjaft mirë kampionatin dhe me një luftë të ndershme sportive ka arritur rezultate befasuese, që edhe lezhjanët ua kanë patur zili, sidomos për fazën e parë. Ata kanë patur një grup mjaft simpatik, që në ndeshjet shtëpiake nuk e kanë patur aspak të vështirë suksesin, madje as me skuadrat e forta të grupit. Mirëpo krisja me lezhjanët ka nisur pikërisht në ndeshjen e fundit të fazës së parë, ku vendasit në atë ndeshje morën një pikë të merituar dhe i mohuan Besëlidhjes dy të tilla, natyrisht nëpërmjet gjyqtarëve, të cilët bënë ç’mos ta nxjerrin fitues skuadrën e Bardhit. Më pas, marëdhëniet janë acaruar dhe mes tyre ka patur një “luftë të ftohtë”. Mamurrzakët leshojnë për inat të Besëlidhjës me Kamzën dhe për të vazhduar më pas më lëshimet tjera me skuadrat rivale të lezhjanëve. Pikërisht këtu qëndron edhe inati i lezhjanëve dhe më saktë i Nokës, i cili për këtë arsue ka kërkuar nga skuadra e tij rezultat të thellë në ndeshjen e nesërme. Dhe duket se kjo do t’i kushtojë jo pak skuadrës së Bardhit. Ajo tashmë rrezikon plejofin dhe ka shumë të ngjarë që këtë vend ta përfitojë Gramozi i ardhur nga Superioria. Këto janë llogaritë që lezhjanët bëjnë për të tjerët, ndërsa vëmëndjen e kanë të përqëndruar në ndeshjen e tyre dhe në atë që zhvillohet në Pukë. Ndërkaq, në qarqet sportive në Lezhë, nuk ka tingëlluar aspak mirë as pohimi i teknikut mamurrzak, Sinan Bardhi, për marrë një barazim në Lezhë. Presidenti Noka habitet dhe pohon se: “Ata, as në ëndërr nuk duhet ta shohin pikën. Skuadra ime është përgatitur për një fitore të thellë, tenistike, përndryshe unë nuk do ta quajë fitore dhe futbollistët e mi do të ndëshkohen”. Kurse për korrektësinë sportive as që bëhet fjalë, se mund të ketë veprime anitsportive nga lezhjanët. “Ne premtojmë mikëpritje”, ka prfunduar për “Sport Ekspres”, presidenti lezhjan Gjokë Noka.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top