Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Play-Off: Besëlidhja - Dinamo 1:4

Përfundon ëndrra për Besëlidhjen. Lezhjanët janë mundur me rrezultatin 4:1 nga Dinamo në finalen e play-off duke mos arritur të sigurojë kategorinë superiore. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, nuk arritën të ruanin avantazhin duke u ndëshkuar plot katër herë nga ish kampionët e Shqipërisë. Edhe sezonin e ardhshëm, Besëlidhja do të luajë në kategorinë e parë duke shpresuar në një kampionat më të suksesshëm për ekipin tonë. I urojmë suksese të mëtejshme ekipit të Besëlidhjes dhe falenderojmë tifozerinë e zjarrtë lezhjane që sot më shumë se kurrë i ka qëndruar afër ekipit. Faleminderit "Dragojt e Veriut"


GOAL
E. Lika 36' 
1 - 0
1 - 1
1 - 2
1 - 3
1 - 4
64' E. Vila

Zevendesime








Komenti i ndeshjes
90+2' - Përfundon ndeshja. Dinamo shpëton sezonin dhe mbetet në Superligë. Fitore e merituar e dinamovitëve, që pasi kaluan në disavantazh dominuan të gjithë takimin.
90'
- Gjuajtje nga larg e Gegës. Në duart e Hoxhës. Akordohen dy minuta shtesë.
87'
- Ferraj tenton në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij devijohet në momentin e fundit. Pa rrezik për portierin Xhika.
84'
- Kartoni i verdhë për Peqinin. I pari dinamovit që ndëshkohet.81' - Për Dinamon futet në lojë Imami. Largohet Miloviç. Zëvendësimi bëhet me metoden e vjetër. Tabela elektronike është prishur.
77' - Zëvendësim tek Dinamo. Largohet argjentinasi Martinera, autori i golit të dytë, në lojë i riu Lala.
73' - Gruda harkon në zonë nga një goditje dënimi. Gega, nga në metër larg del huq me kokë.
71' - Martinera tenton nga jashtë. Gjuajtje e dobët. Asnjë rrezik. 
67' - Zëvendësim tek Dinamo. Largohet Brkiç, në fushë Daja. Ikën një sulmues për një mesfushor.
66' - Brkiç shmang portierin, por humbet kontrollin e topit dhe në momentin që kthen sferën në zonë, Xhika ndërhyn dhe bllokon. Shpëton Besëlidhja nga një gol i pestë.
64' - Vila katërfishon për Dinamon. Aksion i mrekullueshëm i Opokut, i cili driblon disa lojtarë deri në hyrje të zonës. Atje pason për Allmuçën, i cili shpik një asist të shkëlqyer në zonë për Vilën. Me këmbën e tij të preferuar, dërgon topin në trekëndëshin e njëjtë si Allmuça.
63' - Brkiç shërben për Opokun brenda zonës. Lojtari me ngjyrë frenohet nga mbrojtja e Besëlidhjes.
58' - Besëlidhja kryen të tre zëvendësimet menjëherë. Trajneri Kulli hedh në lojë kartat e tij të fundit.
54' - Allmuça, nga brenda zonës, ekzekuton një goditje të fortë në trekëndësh. Asnjë shans për portierin Xhika. Shumë pasivë dy qendërmbrojtësit lezhjanë. Qëndrimi i Dinamos në Superligë tashmë duket i sigurt.
52' - Maho tenton nga jashtë zone në mënyrë të pasaktë.
48' - Përfundon pjesa e parë. Për momentin, është Dinamo skuadra që qëndron në Superligë.
44' - Aksion i shkëlqyer për kryeqytetasit. Vertikalizimi i Opokut nxjerr të vetëm përballë portës argjentinasin Martinera, i cili gjuan qetësisht dhe kalon në avantazh dinamovitët.
43' - Ndërhyrje e ashpër e Asllanit ndaj Orelesit. Karton i verdhë.
42' - Martinera ekzagjeron nga 35 metra. Gjuajtje tërësisht e pasaktë.

41' - Goditje dënimi e Besëlidhjes, pranë flamurit të këndit. Ekzekuton Gruda. Tomoviç mbërrin atje me kokë, por gjuajtja përfundon mbi traversë.
38' - Përgjigjet Dinamo. Menjëherë pas nisjes së lojës, topi mbërrin në zonën lezhjane dhe atje Ferraj shënon. Tifozët e Besëlidhjes godasin me sende të forta stolin dinamovit.
36' - Besëlidhja në avantazh. Kundërsulm që nxjerr bosh Asllanin. Përballë portierit Hoxha gjuan dobët, por përgjigjet edhe më dobët portieri dinamovit. Atje Lika shënon me portën e boshatisur, nga një pozicion i prirët.

35' - Tenton nga jashtë zone Vila. Qëndore, pret pa problem Xhika.
26' - Probleme në shkallët e stadiumit. Një tifoz kërkon ndihmën e mjekëve. Tifozët e Besëlidhjes tentojnë të hyjnë në fushë. I bllokon policia.
25' - Krosim i rrezikshëm i Martinerës nga krahu i djathtë, por portieri Xhika mbërrin një çast përpara Brkiç.

23' -  Ndërhyrje e rëndë ndaj një dinamoviti. Karton i verdhë për Grudën.
17' - Asllani tenton të krosojë në një aksion të Besëlidhjes, por krosi i gabuar rrezikon portën. Pranë një goli aksidental lezhjanët.
16' - Brkiç tenton nga brenda zonës në pozicion të prirët. Gjuajtja mbi traversë. Dinamo vazhdon të dominojë.
13' - Orelesi me kokë pas një goditje këndi. Jashtë.
12' - Krosim në zonë i Ferrajt nga një goditje dënimi. Mes grumbullit, mbërrin Malakarne që gjuan me kokë. Portieri Xhika shpëton portën e tij me një grushtim akrobatik.
9' - Topi mbërrin tek Brkiç brenda zonës. Gjuan nga pranë, por topi përplaset tek mbrojtësit.
5' - Moment tensioni në tribunë. Tifozeritë shkëmbejnë ofendime të ndërsjellta.
3' - Goditje dënimi për Dinamon, e përshtatshme për këmbën e Ferrajt. Gjuajtja kalon murin, por kontrollohet lehtësisht nga portieri Xhika.
2' - Allmuça fut një top në zonë nga krahu. Ndërpret aksionin mbrojtja lezhjane.
1' - Nis ndeshja e sezonit për të dy ekipet. Takimi zhvillohet në stadiumin Besa të Kavajës.
      
Back To Top