Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Maho: Ndaj Dinamos, ndeshja e jetës

Rezeart Maho, sulmuesi i skuadrës së Beslidhjes në një prononcim të dhënë dje për “Sport Ekspres”, ka folur mbi përgatitjet e skuadrës së tij, në prag të ndeshjes se plejofit, që lezhjanët do të luajnë me kampionët në fuqi të Dinamos. Maho, që gjatë këtij sezoni futbollistik te Beslidhja ka treguar një formë mjaft të mirë, duke qenë dhe në rolin e golashënuesit është shprehur me nota pozitive në vigjilije të këtij takimi. “Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të përgatitur të japim maksimumin tonë, për të arritur edhe objektivin e sezonit, që është kalimi në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Maho. Ky i fundit, ka qenë pjesë e Dinamos, në sezonin 2002-2003, kur blutë kanë arritur të fitojnë titullin e Shqipërisë pranohn faktin, se kjo është një ndeshje shumë delikate. 

“Të gjithë jemi koshientë për faktin, se Dinamo është një skuadër, që ka një fanellë të rëndë dhe ka në përbërje të saj futbollistë mjaft cilësorë, të cilët bëjnë edhe diferencën në rastet kur duhet në fushën e lojës. Kësaj i shtojmë edhe faktin, që kundërshtari ynë është kampioni aktual në fuqi dhe në ndeshjen ndaj nesh në letër mund të jetë më favorit. Por, ne kemi punuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe dhe kjo ndeshje do të jetë dhe finalizimi i një kampionati të gjatë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të jetë edhe finalizmi i punës sonë”, pohon sulmuesi. Duhet thënë se fati i kësaj ndeshjeje do të përcaktohet vetëm gjatë një 90 minutëshi, ku gjithçka mund të ndodhë. Gjatë fazës së dytë të kampionatit të Kategorisë së Parë, Beselidhja ka qenë skuadra, që ka arritur të grumbullojë më shumë pikë, duke qenë në garë për të siguruar një vend në kater skuadrat e para të tabelës së klasifikimit deri në javën e fundit të sezonit, por duke mos arritur dot ta bëjë një gjë të tillë. “Janë vetëm 90’minuta dhe gjithçka mund të ndodhë.

Kjo do të jetë finalja e vërtetë për skuadrën tonë dhe ne shpresojmë, që të arrijmë fitoren, duke i bërë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni dhe sezonin e ardhshëm të jemi pjesë e Superiores”, thotë Maho. Por, nëse Beselidhja arrin të rrëzojë Dinamon në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, atëherë kryeqyteti do të përfaqësohet vetëm me një skuadër, Tiranën, pas rrënies së Partizait në Kategorinë e Dytë. “Ky nuk është problemi ynë, pavarësisht se personalisht jam aktivizuar si me Dinamon ashtu edhe Partizanin. Unë jam profesionit dhe në radhë të parë dua të fitojë skuadra ime dhe më pas unë në aspektin personal”, ka përfunduar Maho.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top