Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Profili: Blerim Shabani (Beselidhja 90')

Emri im eshte Romeo Bertini. Ish futbollist i Beselidhjes, i njohur me emrin Blerim Shabani, datelindje 06/04/1974 lindur ne Shkoder dhe banues ne Lezhe. Karieren e futbollit e nisa ne vitetet e femirise,1983 ne klasat sportive te shkolles "Gjergj Kastrioti", Lezhe,me ish mesuesit e mi, Esat Sadiku, Nik Luli, Sokol Pelingu. Dhe ne moshen 13 vjec te vitit 1987, kam luajtur me paraterinj dhe me pas me te rinjt,me trainjerat si,Nikolin Lorenci,Ritvan Kulli,Sokol Pelingu, te vitit 1990. Pas nje demtimi ne kavile, u shkeputa per dy vjet. U riktheva perseri ne vitin1992, ne ate kohe ishte Vasil Bici trajner i Beselidhjes. Kthimi im ne ekip ishte i mirepritur, prej shokve te ekipit qe kishim shume vite qe luanim se bashku, si psh, Altin Veseli,Shkelzen Keci, Luljan Gjeloshi,Gentian Hasia,Saimir Zaja, Ardian Gjergji, Ardian Zefi, Arben Zefi, Ili Sula, Ilir Keci, Ben Loshi, Gone Reci, Lon Perloshi, Pandushi etj. Por ne ate vit te 1992 Vasil Bici u largua nga ekipi Beslidhjes, per arsye mos mirekuptimi me stafin drejtuas,d rejt ekipit te Peqinit. Pas largimit te tij zoteri Ritvan Kulli mori ekipin si trainjer i pare dhe me njehere beri largimin tim nga ekipi, per arsye personale te tijat midis tij dhe Vasil Bicit. Keshtu qe une perfundova karieren time si futbollist, pamvarsisht se dyert i kisha te hapura neper disa ekipe te tjera si Vllaznia, Durresi, Tomorri Beratit dhe Vlora, gjithashtu neper disa klube te huaja qe kisha lidhje ndermjet nje agjenti futbolli,si Kroaci, Malte, Greqi dhe ne disa liga te zones Lombardise ne Milano. Por arsyet familjare me bene qe te isha i lidhur me ekipin e Beselidhjes dhe familjen. Por pas shume vitesh ne 1998 mora rrugen e kurbetit si shume shoke te tjere. Dhe sot banoj ne (UK) Angli, po perseri nuk jam ndare prej pasionit te bukur te futbollit. Tani une jam perseri ne zemer te futbollit, por jo si nje lojtar,por si nje manager senior coach , me kualifikimet e (UEFA) profesioniste (level 3). Dhe nje dite do te kthehem perseri ne stadiumet me fushat e gjelbetra, ku pasioni dhe dashuria per futbollin kurre nuk do vdes. Do isha krenare si kur arkivi i klubit Beslidhja te pershkruaj historin e te gjithe lojtarve qe kane luajtur per Lezhen dhe mundesisht ti fusin informacionet ne web site, si fotografi, o gjeneratat qe kane dhene futboll per ate ekip. Me rrespekt per gjithe stafin drejtuas tuajin,g jithashtu dhe klubit te futbollit Beslidhja e Lezhes.
Me respekt Romeo Bertini
Back To Top