Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Vetëm dy lojtarë e kanë vendin e sigurtë te Besëlidhja

Tek Besëlidhja kanë ngelur vetëm dy lojtarë, portieri Dashamir Xhika dhe mbrojtësi Aleksandar Stojkoviç, futbollistët e tjerë nuk e kanë të sigurtë qëndrimin në skuadër për sezonin tjetër. Në mbledhjen e djeshme të klubit kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët e Besëlidhjes, të cilët kanë dorëzuar pjesën materiale dhe kanë marrë falenderimet e presidentit Noka. Në këtë takim nuk ka qenë i pranishëm trajneri Kulli, gjë që të lënë të mendosh se e ardhmja e tij si trajner i Besëlidhjes nuk është e sigurtë. Presidenti Noka u shpres se do të konsultohet me stafin tekni dhe do të vendos për të ardhmen e ekipit, lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit edhe vitin e ardhëm do të lajmërohen me telefon brenda një afati kohor të shkurtër, për ditën e grumbullimit të ekipit. Këto dy javë do të jenë vendimtare për ekipin e Besëlidhjes dhe ksbeselidhja.com do t'ju informoje për ngjarjet në vazhdim, për merkaton dhe të ardhmen e klubit.

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top