Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Akoma nuk është e qartë gjëndja tek Besëlidhja!

Me mungesën e "senatorëve" të mirënjohur, që e çuan ekipin e Besëlidhjes deri në takimin kualifikues me Dinamon, gjendja në skuadër duket jo shumë e qartë. Megjithëse në përfundim të sezonit të kaluar është premtuar se do të dërgoheshin ftesat për vazhdimin e mëtejshëm, ajo që është vënë re kanë qenë mungesat e rëndësishme në seancat e para stërvitore. Ashtu sikundër edhe është lajmëruar, ka qenë një “dëshirë” e të dyja palëve, si e stafit drejtues ashtu edhe e vetë futbollistëve, që të mos takoheshin më për këtë sezon futbollistik. “Garda e vjetër” vazhdon të përfaqësohet me portierin Xhika, që së bashku me serbin e munguar Stojkoviç, mesfushorin Gruda, përbëjnë të vetmit që janë nën kontratë edhe për këtë sezon. Njëherazi, së bashku me grupin kanë qenë edhe tre futbollistët, Shyti, Buraku dhe Kulli që kanë qenë pjesë e Besëlidhjes edhe sezonin e kaluar. 
     
Back To Top