Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Alcani: Titullarët e Besëlidhjes meritonin “fletë lavdërimi”

Kam dëgjuar për grumbullimin e ekipit dhe mosthirrja e futbollistëve kryesorë, më shumë është një abandonim i tyre, sesa një ftesë e munguar. Nuk besoj që me atë vlerësim të vitit të kaluar, t’i përgjigjet ndonjë prej titullarëve të vjetshëm, Besëlidhjes së tanishme. E them këtë jo për veten time, se unë nuk e shikoj ndonjëherë veten këtu tek Besëlidhja, por edhe për shumë nga kolegët e mi. Le të besojmë, se deri tek mbledhja e Këshillit Bashkiak do të kemi zhvillime, ku në ekip të thirret ai që luan futboll dhe jo ai që është më i bindur. Besoj tek Kryetar i Bashkisë, se këtë radhë Besëlidhja do të drejtohet profesionalisht dhe me kompetencë. Duke e larguar veten nga ky zhvillim dua të them, se ata djem që vunë zëmrën në fushë vitin e kaluar, së paku duhet ta kishin marrë një "fletë lavdërimi", përfundon prononcimi ikona e mbrojtjes lezhjane, Alert Alcani. Në fakt, kjo çarje e mbrojtësit me stafin drejtues ka filluar që në fundin e fazës së parë, ku Alcani është larguar drejt Italisë dhe ka pranuar të aktivizohet vetëm për takim kualifikues me Dinamon.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top