Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Alcani vetofrohet te Besa, takon Bizhdilin

Futbollisti lezhjan ka sqaruar vetë mënyrën dhe kushtet e vetëofrimit të tij me dëshirë për të luajtur sezonin e ri në radhët e Besës. “Kam pasur fatin e mirë - tregon ai posaçërisht për “Sport Ekspres” - që më shumë se 80% të karrierës sime ta luaj në Kategorinë Superiore e me skuadra mjaft të forta si Beslidhja ku normalisht ka qenë gjithnjë preferencë e imja e parë, po dhe kam shtegtuar e kërkuar fatin në ekipet Vllaznia, Partizani, Teuta, Skëndërbeu, Egnatia, Lushnja etj. Në dy sezonet e fundit kam luajtur në Kategorinë e Parë në Lushnjë e Lezhë dhe kam qenë vërtetë në formë”. Kontaktet e para me Besës? “Nisën me dëshirën më të mirë sepse Besa është një skuadër elite, pavarësisht se këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë. Kam pasur takim me presidentin Nexhat Bizhdili pasditen e së shtunës. Me ndërmjetësinë e një miku të rëndësishëm, por dhe nga sa kam biseduar edhe vetë me nr.1 të ekipit të Besës, paraparakisht më është dhënë një OK fillestar, por duhet të them se konfirmimin e saktë mbi një kalim të mundshëm drejt ekipit kavajas do ta mësoj jo vetëm unë, por dhe të tjerë kandidatë për të luajtur te Besa, pak ditë më vonë pasi të nisë stërvitja e parë e verdhezinjve”.

Përvoja – “Përveç Beslidhjes, skuadrës “mëmë” ku normalisht ka qenë gjithnjë preferencë e imja e parë, sepse aty gjithnjë e kam pasur derën hapur, nuk kam dashur ti vë “fre” edhe asaj ëndrre që ka çdo futbollist që ta provojë aftësitë e veta nëpërmjet atyre që konsiderohen sfida karriere. Si futbollist i përkas atij grupi që kam guxuar e nuk them se kam bërë keq. Duke shtegëtuar dhe kërkuar jo thjesht fatin, por duke u aktivizuar në fushë në formacionet e jo pak, por dhe në gjashtë skuadrave të tjera në Shqipëri, disa prej të cilave me emër të madh duket qartë fitimi i asaj që vlen shumë, përvojës. Konkretisht në ekipet Vllaznia, Partizani, Teuta, Skënderbeu, Egnatia, Lushnja etj. Dihet se mëson shumë. Në të gjithë këto skuadra nuk mund të them kurrsesi se jam ndjerë keq, madje jam vlerësuar e jam trajtuar më ngrohtësi. Por, “zanati” ynë i tillë është. Duke qenë se karriera është e limituar me moshën dhe vitet e zhvillimit të saj, tani që unë ndodhem në kulmin e përvojës sime, dëshiroj gjithë përvojën e fituar në këto 11 vite ta përdor duke e justifikuar mirë edhe besimin te Besa, gjithnjë, sqaroi Alcani, nëse do të kem fatin të bëhem pjesë e këtij ekipi”.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top