Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja synon të ndërtojë një ekip cilësorë për ngjitjen në Superligë

Aktualisht, futbollistët dhe stafi teknik kanë marrë pushimet deri në fund të muajit qershor dhe vetëm stafi administrativë e punëtorët e shërbimit, me në krye presidentin Gjokë Noka, vazhdojnë të jenë çdo ditë në punë. Gjatë këtyre ditëve po punohet në fushën e stadiumit për të riparuar e përtërirë barin. Punëtorët kanë përfunduar nivelimin e pjesëve të dëmtuara dhe kanë mbjellë barin. Stërvitja do të nisë në fillim të korrikut. Gjatë kësaj kohe Besëlidhje është në bisedime me futbollistë të ndryshëm që ishin pjesë e ekipit lezhjan kampionatin e kaluar, por edhe me të tjerë, për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri 2011-2012. Klubi synon të ndërtojmë një ekip cilësor, kështu që i duhet të mendohet mirë në perzgjedhjen e futbollistëve, pasi është tepër i rëndësishëm ky moment. 

Ritvan Kulli do të jetë “Trajneri i Besëlidhjes për sezonin e ardhshëm.  Ai po punon për të përcaktuar futbollistët që i duhen Besëlidhjes në çdo repart, duke synuar një ekip cilësor e mbi të gjitha me dëshirë për t’i shërbyer fanellës që do të kenë mbi supe".Dhe natyrisht që nuk do të mungojnë edhe financat për sezonin e ardhshëm, pasi bashkia, presidenti, stafi teknik dhe administrativ janë të angazhuar maksimalisht për t’ua plotësuar dëshirën tifozëve dhe dashamirësve të futbollit lezhjanë. Për këtë janë të gjitha garancitë, duke shpresuar në një garë të ndershme në kampionatin e ardhshëm.
   
Back To Top