Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Futbollistët lezhjanë ende në pritje të rrogave të fundit

Sot në gazetën Sport Eskspres doli një artikull mbi Besëlidhjen ku shkruhej se: disa prej futbollistëve lezhjanë  ende nuk kanë marrë dy rrogat e fundit dhe shpërblimet e vendosura nga presidenca lezhjane. Lojtarët, që nuk duan të identifikohen, bëjnë të ditur se kanë mbetur të zhgënjyer nga sjellja e presidencës së Beslidhjes, që nuk është treguar korrekte deri në fund. “Deri dy muaj përpara fundit të sezonit, presidenti ishte shumë korrekt me ne dhe na e jepte rrogën dhe premiot në ditën e përcaktuar. Por, çuditërisht, dy muajt e fundit nuk kemi marrë as rrogat dhe as premiot. Dhe kjo nuk është shenjë e mirë”, shprehet një prej futbollistëve të Beslidhjes, që meqë është ende në pritje të parave kërkon të mbetet “anonim”. Fakti që presidenca nuk është treguar korrekte, ka sjellë shumë dyshime te lojtarët që po mendojnë seriozisht largimin nga Beslidhja. 

Ne gjithëmonë në shkrimet tona kemi theksuar korrektësinë e Presidentit tonë në dhënien e rrogave të futbollistëve dhe akoma nuk e dimë me saktësi se sa i vërtetë është ky lajm i publikur në gazetën "Sport Ekspres" por megjithatë do ju informojmë vazhdimisht për zhvillimet e mëtejshme përsa i përket kësaj historie.
    
Back To Top