Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Golashënuesi Ermal Gega pranë largimit nga Besëlidhja

Sulmuesi lezhjanë, Ermal Gega që ishte edhe golashënuesi më i mirë i Besëlidhjes gjatë këtij sezoni, do të largohet nga ekipi lezhjan. Ai është një futbollist i lirë dhe ka disa oferta nga ekipe të kategorisë superiore, mbi të gjitha Tomori dhe Kamza të sapo ngjitura në Superligë. Ai vetë pohon se po vlerëson ofertat që i vijnë nga ekipet e tjera dhe se nuk do të qëndrojë tek Besëlidhja sezonin tjetër, as për shuma të mëdha parash. Megjithëse se shumë lojtarë lezhjanë po largohen, merkatoja e Besëlidhjes do të bazohet tek afrimi i lojtarëve vendas, kryesësht në repartin e sulmit dhe mesfushës.
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top