Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mbrojtësi Shala përfundon kontratën me Besëlidhjen

Mbrojtësi shtatlartë fierak, Rajmond Shala është larguar dje nga Lezha duke falenderuar ekipin dhe në veçanti tifozerinë lezhjane. Ai është shprehur "Falenderoj jashtë mase tifo grupin Ultras Dragojt e Veriut që më kanë mbështetur mua dhe skuadrën gjatë gjithë sezonit". Shala kishte lidhur një kontratë një vjeçare me Besëlidhjen, kontratë qe ka skaduar këtë muaj dhe tani ai është një futbollist i lirë. Ai do të vlerësojë ofertat e merkatos së verës, mbi të gjitha të Apolonisë që këtë vit do të luajë në superligë dhe është edhe skuadra ku është formuar si futbollist dhe do të vendosë për të ardhmen e tij, ku nuk përjashtohet edhe një rikthim i tij tek Besëlidhja. Edhe vetë mbortësi nuk e përjashton një gjë të tillë dhe pohon se ka pasur një eksperincë mjaft të mirë në Lezhë, ku do të rikthehej me gjithë qejf. 
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top