Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mesfushori Dervishi, e ardhmja midis Lushnjës dhe Besësildhjes

Mesfushori lushnjar Griseld Dervishi përfundoi një sezon të ndarë midis Lushnjës dhe Besëlidhjes. Në fazën e parë, mesfushori organizator luajti për Lushnjën, por në lëvizjet e janarit kaloi tek Besëlidhja. Ky transferim ishte i pari për futbollistin 24-vjeçar, që është produkt i shkollës verdhëjeshile, që njeh katër sezone e gjysëm me Lushnjën dhe një gjysmësezoni me Besëlidhjen.  Lidhur me të ardhmen, 24-vjeçari që bën organizatorin tha se është përsëri midis Lushnjës dhe Besëlidhjes. “Unë kam patur kontakte edhe me Lushnjën. Kemi biseduar për sezonin e ardhshëm dhe më është ofruar kërkesa, për të qënë pjesë e skuadrës që do të ngrihet. Por, nga ana tjetër është mundësia për të rinovuar me Besëlidhjes dhe për të vazhduar tek një klub, që do të kërkojë përsëri Superioren”, u shpreh mesfushori lushnjar, Griseld Dervishi.
    
Ndërsa Dervishi mund të qëndrojë tek Besëlidhja edhe për sezonin tjetër, mbrojtësi lezhjan Elton Lika do të largohet  me shumë siguri nga Lezha, tek një ekip i superligës. Destinacioni i preferuar nga Lika duket Berati.
   
Back To Top