Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Nisi rikostruksioni i stadiumit "Besëlidhja" me tapet sintetik!

Kampionati ka përfunduar dhe ndërsa futbollistët kanë shkuar për pushime, e kundërta po ndodh me stadiumin "Besëlidhja". Ai është kthyer në një kantier ndërtimi, ku përmirësimi i tapetit të fushës ka hapur siparin e punimeve. Në fakt ishte parashikuar që në rast të kalimit të skuadrës në kategorinë superiore, stadiumi të vishej me tapet sintetik, një investim i bashkisë së Lezhës dhe Federatës shqiptare të futbollit. Por megjithëse objektivi i ngjitjes në superiore nuk u arrit, Bashkia Lezhë ka vendosur që ta shfrytëzojë këtë fond për rikostruksionin e stadiumit "Besëlidhja", si për tapetin e ri ashtu edhe për ambjentet e brëndshme të stadiumit.
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top