Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Besëlidhja e ardhshme? Nuk do të ketë “gjeneralë”

Presidenti i Besëlidhjes në një intervistë të dhënë dje për gazetën “Sport Ekspres”, u shpreh: “Aktualisht të gjithë futbollistët janë me pushime dhe nuk mund të bëj asgjë konkrete në drejtim të skuadrës. Megjithatë, më duhet të them se për sezonin e ardhshëm një pjesë të mirë të futbollistëve, që kanë luajtur me ekipin sezoin e ardhshëm dhe janë larguar nga ana ime, nuk do të luajnë më për këtë skuadër. Besëlidhja është një skuadër, që ka nevojë për futbollistë cilësorë dhe punëtorë në të njëjtën kohë dhe jo për “gjeneralë”. Këta të fundit nuk do të kenë asnjëherë vend te Besëlidhja, që unë drejtoj”, është shprehur Noka. Ky i fundit ka folur edhe në lidhje me merkaton, por nuk ka preferuar, që të bëjë publikë emra konkretë. “Nuk mund të them asnjë emër konkretë në lidhje me futbollistët, që do të afrojë për sezonin e ardhshëm. Ajo, që mund të deklaroj është se lojtarët do të vijnë nga kategoria Superiore dhe nuk kanë arsye pse të mos luajnë me Besëlidhjen, pasi është një nga skuadrat më të rregullta me pagat dhe premiot. Të gjithë do ta shohin se do të ndërtojë një skuadër nga më cilësoret në Kategorinë e Parë”, pohon Noka.

Grumbullimi – Presidenti lezhjan, ka bërë të ditur edhe datën se kur skuadra e tij do të fillojë përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik. “Në këto momente është shumë shpejt për të filluar nga puna, pasi të gjithë kanë nevojë për pushime. Te Besëlidhja gjithçka do të marrë rrugë pas datës 27 qershor, kur do të bëhet edhe grumbullimi i skuadrës”, shprehet numri një i lezhjanëve.
    
Back To Top