Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shumë futbollistë vendas mund të largohen nga Besëlidhja

Faza përgatitore akoma nuk ka nisur për Besëlidhjen. Ndonëse strategjia e klubit është ajo e afrimit në skuadër të futbollistëve vendas, akoma nuk ka pasur ndonjë zhvillim përsa i përket kësaj. Futbollistët lezhjanë janë të lirë dhe mund të zhgjedhin të largohen nga Besëlidhja në çdo moment. Xhika dhe Stojkoviç janë dy futbollistët e vetëm që kanë një kontratë me Besëlidhje edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk përjashtohet largimi i futbollistëve vëndas, të cilël kanë oferta të shumta nga ekipet e superiores.  Faza përgatitore pritet të fillojë nga mesi i muajit qershor dhe do të zhvillohet me dy faza. Faza e parë mund të jetë jashtë shtetit, në Mal të Zi apo Maqedoni por ekzisto edhe mundësia që Besëlidhja të zhgje Razmën, ku ka zhvilluar fazën përgatitore vitin e kaluar. Ndërsa faza e dytë përgatitore do të zhvillohet në stadiumin "Besëlidhja"që për momentin është në rikostruksion.
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top