Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Skema e kampionatit për sezonin e ri futbollistik

Ndryshon formula e kampionatit shqiptar për ezonin e ri. Dy skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 13 dhe 14 do të zbresin direkt nga Kategoria Superiore, ndërsa tre të tjera, që pozicionohen në vendet 10, 11 dhe 12, do të zhvillojnë ndeshje shtesë me klubet e Kategorisë së Parë (ato që e mbyllin në vendet 3, 4, 5 të kësaj Kategorie). Ndërsa Kupa e Shqipërisë për herë të parë do të bëhet me 4 grupe. Ky është vendimi që ka marrë dje për sezonin e ri Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Sezoni 2011-2012 i Kampionatit Shqiptar të Futbollit do të nisë me 24 gusht.
    
Back To Top