Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Vëllezërit Haxhia nuk pranojnë të rikthehen në Lezhë

Dy vëllezërit, Mirsad dhe Leonid Haxhia nuk kan dëshirë të rikthehen tek Besëlidhja. Dy futbollistët lezhjanë të rritur dhe të formuar tek ekipi i Besëlidhjes ishin larguar nga ekipi i tyre në merkaton e janarit drejt Kukësit të kategorisë së dytë. Motivi i largimit ishte mos aktivizimi i tyre në skuadrën e parë dhe afrimi në skuadër gjatë merkatos së janarit të futbollistëve të tjerë jabanxhinjë që luanin në të njëjtin rrol. Kjo duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek këta futbollistë të cilët kanë vendosur të largohen dhe kanë ngelur mjaft të zhgënjyer nga skuadra e tyre, sa kanë vendosur të mos kthehen. Ato janë mjaft pranë rikonfirmit edhe për një sezon tjetër tek skuadra e Kukësit ku sezonin e kaluar dhanë një kontribut të madh për ngjitjen në një kategori më lart. Por megjithatë klubi i Besëlidhjes do të bë çmosin për rikthimin e raporteve të mira dhe nuk përjashtohet ndonjë rikthim i mundshëm i tyre në vendlindje. Edhe tifozeria lezhjane ka bërë presion tek klubi vazhdimisht duke kërkuar rikthimin e futbollistëve lezhjanë tek Besëlidhja.
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top